BOTA, 6 Shkurt 2023, 13:12

Zhurma që shkaktoi tërmeti me magnitudë 7.7 i shkallës rihter në Turqi

Zhurma që shkaktoi tërmeti me magnitudë 7.7 i shkallës

Pak minuta më parë një tjetër tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7 i shkallës rihter goditi juglindjen e Turqisë me epiqendër këtë herë në qytetin e Kahramanmaras.

Mediat turke kanë bërë publik zhurmën e frikshme që shkaktoi tërmeti.

Dëgjoni KËTU zhurmën e tërmetit.

Deri më tani raportohet për gati 1000 të vdekur vetëm në Turqi, ndërsa disa mijëra janë të plagosur.

Numri i viktimave pritet të rritet në orët në vazhdim, pasi mijëra banesa janë rrënuar.