BOTA, 6 Shkurt 2023, 08:13

(Pamje të rënda) Qytetarja poston videon e ngujuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi, kërkon ndihmë

(Pamje të rënda) Qytetarja poston videon e ngujuar nga rrënojat e

Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm që sipas shërbimit amerikan të gjeologjisë ka shkuar deri në 7.8 ballë, ndërsa mendohet se janë mbi 300 viktima dhe qindra të tjerë të mbetur nën rrënoja. Situata në rajonet e goditura është alarmante me disa ndërtesa që janë shembur. 
Një video e rëndë është publikuar në mediat turke mëngjesin e sotëm ku një qytetarja, e cila ndodhej nën rrënoja në Hataj, ka bërë një video me celularin e saj dhe ka kërkuar ndihmë.


Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka tronditur disa qytete atje.

Erdogan ka shkruar se ekipet e shpëtimeve janë në vendin e ngjarjes dhe se po bëhet gjithçka për ta përballuar situatën.

“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, ka shkruar Erdogan.