BOTA, 7 Shkurt 2026, 10:12

Paqëndrueshmëri në kursin e këmbimit valutor gjatë javës së parë të shkurtit: Dollari, euro dhe monedhat e tjera në luhatje

Paqëndrueshmëri në kursin e këmbimit valutor gjatë

Monedhat e huaja janë shfaqur të paqëndrueshme përgjatë javës së parë të muajit shkurt të këtij viti, në raport me lekun.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane është dobësuar me 0,12 lekë këtë fundjavë. Ajo këmbehej në fillim të javës me 96,66 lekë dhe në fundjavë me 96,54 lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se gjatë kësaj jave euro blihej mesatarisht në vlerën 96,21 lekë dhe shitej 96,86 lekë.

Dollari amerikan këmbehet sot me 82,27  lekë kundrejt 81,90 lekë që ishte të hënën. Monedha e gjelbër amerikane këtë javë u ble mesatarisht me 81,41 lekë dhe u shit me 82,27 lekë.

Ndërsa paundi britanik ndërkaq pas një rritjeje të vlerës ditën e martë në vlerën 111,95 lekë, ka shënuar një rënie ditën e premte duke kapur kuotën e 111,08 lekë me një zbritje totale prej 0,57 lekë nga dita e hënë, kur u këmbye me 111,65 lekë.

Franga zvicerane ka fituar terren gradualisht që nga dita e hënë duke u këmbyer sot me 105, 23 lekë kundrejt vlerës 105, 08 lekë që këmbehej ditën e hënë.