BOTA, 2 Maj 2025, 20:01

Panik në Gjermani, makina hyn mes turmës dhe plagos gjashtë persona, arrestohet autori

Panik në Gjermani, makina hyn mes turmës dhe plagos gjashtë

Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në Shtutgart të Gjermanisë, kur një makinë tip Mercedes hyri mes për mes turmës, duke përplasur qytetarët dhe duke shkaktuar panik dhe kaos në qytet.

Mediat vendase bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit u arrestua.

Policia e Shtutgartit tha në një postim në rrjetet sociale se incidenti ndodhi në zonën e Olgaeck.

Panik në Gjermani, makina hyn mes turmës dhe plagos gjashtë

Më vonë, policia shtoi se operacioni po vazhdon dhe se në zonë është bllokuar qarkullimi për shkak të hetimeve si edhe për arsye sigurie.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku pa marrin ndihmë mjekësore. Disa prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, raportojnë mediat gjermane.