BOTA, 2 Maj 2025, 10:18

VIDEO/ Një "vizitë me leje" në rezidencën luksoze të Vladimir Putin në Kremlin: Për herë të parë, 'cari' rus ndan pamjet nga jeta luksoze

VIDEO/ Një "vizitë me leje" në rezidencën luksoze

Ndoh per here te pare gjate tere ketyre viteve. Presidenti rus, Vladimir Putin i ka zbuluar publikut pamjet nga rezidenca e tij luksoze në Kremlin, në të cilën vetëm anëtarët e rrethit të tij të ngushtë të ruajtur kanë qasje. 

Në videon e publikuar nga gazetari Pavel Zarubin, i cili gjatë një interviste të regjistruar për median shtetërore, ka arritur të filmojë pamjet nga jeta luksoze të diktatorit rus. Në video udhëheqësi rus shihet i buzëqeshur duke biseduar me gazetarin. 

"Ky është, në të vërtetë, një apartament?", pyet gazetari jashtë derës.

"Po, ky është një apartament. Siç mund ta shihni, nuk është larg", thotë Putin.

Dyshja hyn në një sallë të madhe të zbukuruar me pasqyra të mëdha me kornizë ari, llambadarë ari dhe bimë me pamje ekzotike.

Një portret i madh i Perandorit rus Aleksandër III është pozicionuar dukshëm mbi një tavolinë, dhe disa divanë me ngjyra të çelëta ndodhen në qendër të dhomës. Pranë dritares ndodhet edhe një piano e bardhë, të cilën Putini pretendon se rrallë arrin ta luajë.