TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

BE-ja ka riafirmuar refuzimin e saj për të njohur sovranitetin e Rusisë mbi Krimenë, tha shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas.
Zyrtarët në Bruksel thuhet se janë të shqetësuar se një marrëveshje e mundshme paqeje e negociuar nga Uashingtoni dhe Moska për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë do të përfshinte njohjen e Krimesë nga SHBA-të si pjesë të Rusisë.
Duke folur për Financial Times të enjten, Kallas, përfaqësuesja e lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, pohoi se “Krimea është Ukrainë”, duke shtuar se “asnjë vend i BE-së nuk do ta pranonte njohjen e Krimesë si Rusi”.
Ndërkohë, sugjerimi i Trump se heqja e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje paqeje ka alarmuar gjithashtu zyrtarët e BE-së, të cilët kanë frikë se kjo mund të shkaktojë përçarje brenda bllokut mbi ruajtjen e regjimit të vet të sanksioneve, sipas FT. Kallas i ka paralajmëruar shtetet e BE-së kundër ndjekjes së një ndryshimi të politikës amerikane ndaj Moskës.