TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen e tij për rritje të presionit ndërkombëtar mbi Rusinë, me qëllim që t’i japë fund sulmeve të vazhdueshme kundër Ukrainës, pas sulmit të ri rus në Odessa.
Përmes postimit të tij në Telegram, ai theksoi se “për më shumë se 50 ditë, Rusia ka injoruar propozimin e SHBA-ve për një armëpushim të plotë dhe pa kushte”.
“Kishte edhe propozimet tona – të paktën, të përmbahemi nga sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe të vendosim heshtje të përhershme në qiell, në det dhe në tokë…Kjo është arsyeja pse nevojitet një shtytje e fortë për diplomacinë – presioni i vazhdueshëm mbi Rusinë është i nevojshëm për ta detyruar atë të ndalojnë dhe të negociojnë”, tha Zelensky.
“Sa më efektive të jenë sanksionet, aq më shumë nxitje do të ketë Rusia për t’i dhënë fund luftës. Sa më të forta të jenë mbrojtja dhe Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës, aq më shumë jetë do të jemi në gjendje të shpëtojmë – dhe aq më shpejt do të jemi në gjendje të garantojmë siguri të qëndrueshme. Faleminderit të gjithëve në mbarë botën që po ndihmojnë”, theksoi presidenti ukrainas në fund të postimit të tij.