TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat ushtarake ruse kanë vijuar sulmet ndaj Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për paqe mes dy palëve. Në qytetin Zaporizhzhia, një sulm me dronë ka shkaktuar zjarr në disa objekte, duke rezultuar në humbjen e jetëve të të paktën 29 personave, mes tyre edhe fëmijë.
Guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov, deklaroi se ushtria ruse kishte ndërmarrë të paktën dhjetë goditje në qytet, duke shkatërruar banesa private, institucione arsimore si dhe shumë ndërtesa të larta banimi.
Në anën tjetër, Forca Ajrore e Ukrainës raportoi se nga 150 dronë të nisur nga Rusia gjatë natës, ka arritur të rrëzojë 64 prej tyre. 62 dronë të tjerë nuk arritën në objektivin e tyre, ndërsa nuk dihet ende çfarë ndodhi me 24 dronët që mbeten të paidentifikuar në raport.