BOTA, 3 Prill 2025, 17:46

Panik në Amsterdam, makina shpërthen në sheshin qendror të qytetit (VIDEO)

Panik në Amsterdam, makina shpërthen në sheshin qendror të

Një makinë shpërtheu në flakë pas një shpërthimi në sheshin qendror Dam të  Amstardamit të enjten pasdite.

Siç njoftuan autoritetet policore të kryeqytetit holandez, drejtuesi i makinës dyshohet se ka shkaktuar qëllimisht zjarrin.

Makina ndaloi lëvizjen në qendër të sheshit Dam, me një makinë patrullimi që e ndiqte në mënyrë diskrete. Papritur është dëgjuar një shpërthim i cili ka bërë që njerëzit aty pranë të largohen në panik.

Më pas, ata kanë bllokuar një pjesë të madhe të sheshit, ku në vendngjarje kanë shkuar forcat piroteknike dhe po hetojnë makinën për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe nëse në automjet ka pasur mjet shpërthyes.