TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hungaria njoftoi se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, arriti në Budapest më 3 prill.
Kjo është vizita e parë e Netanyahut në Evropë që kur GJNP-ja lëshoi fletarrestim ndaj tij lidhur me krimet e pretenduara të luftës në Gazë.
Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, u takua me Netanyahun në aeroportin e Budapestit rreth orës 02:30 dhe më pas, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se udhëheqësi izraelit kishte arritur për vizitë në shtetin e tij.
Disa orë më vonë, Gergely Gulyas shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, u citua të ketë thënë se Qeveria po lëvizë drejt tërheqjes nga GJNP-ja.
“Hungaria do të tërhiqet nga GJNP-ja”, tha Gulyas. “Qeveria do të iniciojë procedurën e tërheqjes [më 3 prill], në përputhje me kornizën ligjore ndërkombëtare dhe kushtetuese”.
Orban tha pastaj gjatë një konference për shtyp me Netanyahun se “vendimet e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale tregojnë se ajo është shndërruar në një instrument politik”, siç dëshmohet “më qartë nga vendimet për Izraelin”. “Ne po tërhiqemi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, shtoi ai.