BOTA, 2 Prill 2025, 22:31

"Scoop plehra", Shtëpia e Bardhë mohon lajmin për largimin e Elon Musk. Miliarderi: Fake news

"Scoop plehra", Shtëpia e Bardhë mohon lajmin për

Shtëpia e Bardhë ka mohuar lajmin e raportuar nga Politico, sipas të cilave Elon Musk do të tërhiqej nga administrata e Presidentit Donald Trump. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, e quajti raportin "mbeturina të maskuara si një ekskluzivitet" dhe e mohoi me forcë si të pavërtetë.

Lajmi i Politico, i bazuar në burime të panjohura, sugjeronte se Musk, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të përmirësuar efikasitetin e qeverisë nën administratën Trump, do të largohej nga shërbimi publik dhe do të kthehej në bizneset e tij.

Sipas raportit, Trump dhe Musk kanë biseduar së fundmi dhe kanë arritur një marrëveshje që tregon se "po afron koha që Musk të kthehet në bizneset e tij," duke marrë një "rol mbështetës" në administratën e ardhshme.

Megjithatë, Levitt theksoi se Musk dhe Trump kanë deklaruar publikisht që ai do të tërhiqej nga shërbimi publik pasi të përfundonte "punën e tij të shkëlqyer" me departamentin që merret me efikasitetin e qeverisë. Ajo shtoi se Musk kishte ofruar një kontribut të jashtëzakonshëm dhe se vendimi për largimin e tij ishte diçka e pranuar dhe e miratuar nga të dyja palët.

Levitt e quajti lajmin e Politico, një shpifje dhe tha se asnjë vendim i tillë nuk ishte marrë. "Lajmet janë thjesht plehra," tha ajo, duke e mohuar çdo spekulim të tillë.

Nga ana tjetër vetë Elon Musk i ka quajtur “Lajme të rreme”. Kështu Musk hedh poshtë zërat se së shpejti do të largohet nga roli i tij në administratën Trump. Komenti i Musk pasoi  postimin në Twitter nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.