BOTA, 2 Prill 2025, 19:17

Hungaria si “dele e zezë” e Bashkimit Evropian, distancohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Hungaria si “dele e zezë” e Bashkimit Evropian, distancohet nga

Ministri hungarez i Drejtësisë, Bence Tuzson, deklaroi se Hungaria planifikon të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale gjatë një takimi me ambasadorët.

Kjo vjen ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu viziton Hungarinë, pavarësisht një urdhër-arresti të mundshëm të ICC-së. Viktor Orbán ka siguruar që asnjë veprim i tillë nuk do të ndërmerret.

“BE-ja e zbaton urdhërin e Gjykatës, por problemi është se BE-ja nuk është anëtare e konventës, janë shtetet anëtare. Prandaj, shtetet anëtare duhet ta zbatojnë atë, nëse një person hyn në territorin e tyre, ata duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare” – u shpreh sot shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.