TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vrasja me thikë në Itali e 22-vjeçares shqiptare, Iliria Sula nga i dashuri i saj filipinas ka tronditur vendin dhe personat që njihnin të renë që humbi jetën tragjikisht. Shumë të rinj dhe të reja të Universitetit "La Sapienza" janë grumbulluar pasditen e sotme teksa kanë kryer homazhe për shqiptaren.
Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan në oborret e universitetit. Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelëse në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi.
“E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi", kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.