BOTA, 26 Tetor 2025, 17:15

Palestinezët i ngrenë kurth IDF-së, të paktën 1 ushtar izraelit i vrarë dhe disa të plagosur në Gaza (VIDEO)

Palestinezët i ngrenë kurth IDF-së, të paktën 1 ushtar

Një oficer izraelit u vra sot (26 tetor) në një pritë, nga persona të armatosur palestinezë kundër ushtarëve të IDF-së që po patrullonin.

Në fakt, pamjet e shpërndara nga vetë IDF-ja tregojnë momentin e sulmit, i cili përveç vdekjes së oficerit izraelit, shkaktoi edhe plagosjen e disa ushtarëve.

Në momentin e sulmit të papritur, izraelitët po bisedonin të shkujdesur.

Ky sulm i befasishëm në një kurth të pastër duket se do rikthejë tensionet, kur tashmë marrëveshja mes palëve është arritur prej ditësh.