TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas grabitjes që tronditi botën e artit, Muzeu i Luvrit në Paris ka zhvendosur disa nga xhevahiret më të çmuara të koleksionit të tij në një vend më të sigurt – kasafortën e Bankës së Francës, 27 metra nën tokë.
Vendimi u mor pas ngjarjes së 19 tetorit, kur hajdutë të maskuar arritën të vidhnin tetë vepra me vlerë rreth 102 milionë dollarë, duke hyrë në ndërtesë me vinç gjatë orarit të hapjes. Sipas mediave franceze, ata u larguan me motoçikleta, ndërsa policia po vijon kërkimet për identifikimin e autorëve.
Zhvendosja e objekteve të çmuara u krye të premten, nën masa të rrepta sigurie dhe me shoqërim të forcave speciale. Sendet u morën nga galeria “Apollo”, ku ruhen xhevahiret e kurorës franceze, dhe u transportuan drejt Banka de France, vetëm 500 metra larg muzeut, në bregun e djathtë të Senës.
Grabitja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sistemin e sigurisë së muzeut më të vizituar në botë, i cili strehon disa nga veprat më të famshme të historisë, përfshirë “Mona Lisën” e Leonardo da Vinçit.