TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Thesarit i SHBA-ve, Scott Bessant, tha të hënën se kishte arritur një “kornizë shumë të konsiderueshme” me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng, që do të parandalonte tarifat 100 për qind të SHBA-së mbi mallrat kineze dhe do të vononte kontrollet mbi eksportet e metaleve të rralla nga Kina.
Bessant tha në një intervistë me “Meet the Press” të NBC-së, se korniza e arritur në Kuala Lumpur, Malajzi, do t’i lejonte Presidentit Donald Trump dhe Presidentit kinez Xi Jinping, të diskutonin bashkëpunimin e mëtejshëm tregtar javën e ardhshme.
Axhenda do të përfshijë tregtinë më të balancuar SHBA-Kinë, blerjet kineze të sojës amerikane dhe produkteve të tjera bujqësore dhe kontrollin e krizës së fentanilit në SHBA.
I pyetur nëse priste që SHBA-të të zbatonin kërcënimin e tyre për tarifa 100% mbi mallrat kineze, Bessant tha:
“Jo, dhe unë gjithashtu pres që të marrim një lloj pushimi për kontrollet e eksportit të metaleve të rralla që kinezët kishin diskutuar”.
Bessant shtoi se kushtet përfundimtare do të vendoseshin nga të dy udhëheqësit.
Më parë, kryenegociatori tregtar i Kinës, Li Chenggang, tha se zyrtarët ekonomikë nga Kina dhe SHBA-të kishin arritur një konsensus fillestar mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë zgjatjen e armëpushimit të tyre tregtar, fentanilin dhe kontrollet e eksportit.
Li, së bashku me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng, zhvilluan bisedime me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së Scott Besant dhe Përfaqësuesin e Tregtisë së SHBA-së Jamieson Greer mbi uljen e tensioneve të luftës tregtare në margjinat e samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Lee nuk dha detaje mbi çështjet për të cilat është rënë dakord dhe kushtet.