BOTA, 25 Tetor 2025, 20:39

Kryeministrja e re e Japonisë bisedon në telefon me Trump: Do ta çojmë aleancën SHBA-Japoni në nivele më të larta

Kryeministrja e re e Japonisë bisedon në telefon me Trump: Do ta

Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe të sinqertë” me presidentin amerikan Donald Trump, i cili nesër nis një turne në Azi.

“Në bashkëpunim me presidentin Trump, jam e vendosur ta çoj aleancën mes Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara në maja edhe më të larta", shkroi Takaichi në platformën X.

Ajo e përshkroi Trump-in si “njeri shumë energjik dhe plot humor”, duke theksuar se në këtë komunikim të parë telefonik, përpara vizitës së tij në Tokio, prioriteti i qeverisë japoneze është forcimi i lidhjeve diplomatike dhe të sigurisë me Uashingtonin.

Trump ka kërkuar që Japonia, ashtu si aleatët e tjerë të SHBA-së, të rrisë shpenzimet e saj ushtarake. Në përputhje me këtë, Takaichi njoftoi të premten se buxheti i mbrojtjes do të arrijë në 2% të PBB-së që në vitin e ardhshëm fiskal, ndonëse kjo ishte planifikuar të ndodhte pas dy vitesh.