BOTA, 25 Tetor 2025, 22:03

Tentativë përdhunimi në transportin publik pranë Parisit, arrestohet 26-vjeçari

Tentativë përdhunimi në transportin publik pranë Parisit,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Parisit, ku një 26-vjeçar me origjinë u arrestua nga policia franceze, pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë në transportin publik.

Sipas mediave franceze, viktima, ka treguar se i riu u ngjit në tren dhe iu afrua duke kryer veprime të turpshme. Incidenti u dokumentua nga një pasagjere, e cila filmoi gjithë ngjarjen.

Pas denoncimit të bërë nga viktima dhe vëllai i saj, autoritetet identifikuan dhe arrestuan menjëherë 26-vjeçarin, i cili ndodhet në paraburgim. Ai akuzohet për “tentativë për përdhunim”.

Rasti ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik francez, sidomos mes grave që përdorin çdo ditë transportin publik. Organizatat për mbrojtjen e grave kanë paralajmëruar për rritjen e rasteve të ngacmimeve seksuale dhe kërkojnë masa më të rrepta sigurie në trenat dhe metrotë franceze.