TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SHBA-të përsëritën thirrjen e tyre që Rusia të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka bërë të ditur se Uashingtoni ka konstatuar se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.
Linda Thomas-Greenfield ka deklaruar gjithashtu se “Rusia nuk duhet të ketë një pozicion autoriteti në një organ, qëllimi i të cilit është të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut”
Sipas saj, pjesëmarrja ruse po “dëmton” besueshmërinë e këshillit të të drejtave të njeriut, pas “luftës së paprovokuar dhe krizës humanitare”.
Duke iu kthyer presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas fjalimit të tij në Këshillin e Sigurisë, Thomas-Greenfield tha: “Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës ndërsa përballeni me këtë sulm brutal ndaj sovranitetit, demokracisë dhe lirisë suaj”.