TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri francez për Marrëdhëniet me BE-në, Clement Beaune ka shprehur një qëndrim të ashpër dhe të prerë përsa i përket integrimit të Ukrainës në union.
Në një intervistë për “Radio Europe 1”, ai tha se nuk ka një procedurë të përshpejtuar për integrimin europian.
“Nuk ka një procedurë të përshpejtuar, nuk mund të kenë një ‘Pasaportë VIP’. Duhet të përfundojë lufta fillimisht, të rindërtojnë shtetin dhe më pas të plotësojnë të gjitha kushtet ekonomike dhe demokratike për t’u anëtarësuar” – tha ndër të tjera Beaune.
Një deklaratë e tillë vjen një ditë përpara zhvillimit të Samitit të BE-së. Liderët e unionit do të mblidhen nesër dhe pasnesër për të diskutuar mbi dhënien ose jo të statusit të kandidatit për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.
Një jvë më parë, Presidentja e Komisionit Europian shprehu mbështetjen e instancës europiane për integrimin e Ukrainës në BE.