TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se lufta e Rusisë në Ukrainë është një lojë nervash pritjeje teksa ai përgatitet të takohet me aleatët në Evropë. Biden shprehet se ai nuk ka frikë nga mosrakordimi i aleancës perëndimore, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po shkon përpara.
Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi për një konflikt të zgjatur dhe tha se do të diskutonte rrugën përpara me aleatët në samitin e NATO-s të javës së ardhshme në Madrid.
“Unë nuk kam frikë” tha ai kur u pyet në lidhje me potencialin për përçarje mes aleatëve të SHBA në Evropë.
“Unë mendoj se, në një moment, kjo do të jetë paksa një lojë pritjeje. Ajo që rusët mund të mbështesin dhe çfarë Evropa do të jetë e përgatitur të mbështesë. Kjo është një nga gjërat për të cilat do të flasim në Spanjë” përfundoi ai.
Biden niset të shtunën për një samit të G7 në Gjermani, i ndjekur nga mbledhja e NATO-s në Spanjë.