TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot po mbahet balotazhi i zgjedhjeve presidenciale, ku garojnë me njëri-tjetrin presidenti aktual, Emmanuel Macron dhe politikania e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Kjo e fundit ka disa pika të forta në elektorat, pasi ka tërhequr pas vetes shumë votues që presin një jetë më të mirë pasi kostoja e lartë e jetesës është ndjerë shumë në Francë.
“Ushqimi dhe karburantet janë shumë të shtrenjta. Gjithçka po rritet përveç pagave. Marine Le Pen do ta bëjë jetën më të lehtë”, thonë Yannick dhe Laura, të cilët kanë katër fëmijë.
Një grup të rinjsh që ishin të punësuar si mekanikë u shprehën se ata nuk po gjejnë dot punë dhe se i shohin emigrantët si kërcënim për ta që sipas tyre përfitojnë në kurriz të prindërve të tyre që punojnë shumë, por nuk ia dalin dot.
Votuesit e tjerë janë të shqetësuar nga pikëpamjet e Le Pen për imigracionin, ndërsa janë joshur nga pretimet për rritjen e pagës minimale, ulje të moshës së pensionit, uljen e përhershme të TVSH-së për energjinë dhe 100 artikuj të tjerë bazikë, si dhe për një sërë stimujsh financiarë.
Disa njerëz e shohin atë si njeriu që mund të sjellë ndryshime më shumë se Emmanuel Macron.