TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Projeksionet tregojnë se Emanuel Macron ka fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, duke marrë një mandat të dytë.
Sipas projeksioneve, në raundin e dytë të zgjedhjeve, Macron ka marrë 58% të votave, ndërsa rivalja e tij e e ektremit të djathtë, Le Pen, ka siguruar 42%.
Le Pen ka arritur të sigurojë më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara, por sërish diferenca me Macron është e lartë.
Le Pen ka dalë menjëherë në një konferencë shtypi, ku pranoi humbjen dhe u zotua se do të angazhohet në betejën e ardhshme për zgjedhjet parlamentare.
Ky rezultat është një lehtësim për Bashkimin Europian dhe NATO-n. Le Pen ka patur kritika të shumta për bllokun dhe po kështu ka propaganduar daljen e Francës nga komanda e NATO-s.