TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka shprehur mbështetjen e shtetit të tij ndaj Ukrainës në procesin e negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
Në një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, Erdogan deklaroi se çështja më e rëndësishme për momentin është evakuimi i qytetarëve nga Mariupoli.
Duke nënvizuar gatishmërinë e Turqisë për të ofruar të gjitha mjetet e mbështetjes gjatë procesit të negociatave, duke përfshirë përpjekjet e ndërmjetësimit, Presidenti Erdogan tha se evakuimet duhet të sigurohen në Mariupol, ku situata po përkeqësohet çdo ditë.
Erdogan gjithashtu i tha Zelensky se në parim, Turqia do të ishte e gatshme të bëhej një garantues i sigurisë së Ukrainës.
Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll më 29 mars u panë si një përparim në përpjekjet për të ndalur armiqësitë që, sipas shifrave të OKB-së, kanë marrë jetën e të paktën 2,435 civilëve dhe kanë lënë 2,946 të tjerë të plagosur që nga 24 shkurt.
Më shumë se 5.1 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera, me mbi 7.7 milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit, tha agjencia e OKB-së për refugjatët.