BOTA, 24 Prill 2022, 15:01

Më shumë se 2,9 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina në Poloni

Më shumë se 2,9 milionë refugjatë janë larguar nga

Më shumë se 2.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë është vënë re se numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit.

Në kulmin e krizës së refugjatëve, më 6 mars, 142,300 njerëz u larguan nga Ukraina në Poloni.

Para luftës, numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni arrinte në 16,800.

Por sisa nga refugjatët tashmë janë larguar nga Polonia.

Studiuesi i migracionit në Universitetin e Varshavës, prof. Maciej Duszczyk vlerëson se aktualisht mbeten rreth 1.3-1.4 milionë.

Më shumë se 900,000 ukrainas kanë aplikuar për një numër identiteti kombëtar polak.