BOTA, 24 Prill 2022, 19:20

Nervoz dhe duke shtrënguar buzët, ekspertët analizojnë gjuhën e trupit të Putinit në meshën e Pashkëve (VIDEO)

Nervoz dhe duke shtrënguar buzët, ekspertët analizojnë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse.

Megjithatë, gjuha e tij e trupit gjatë qëndrimit, sipas mediave ndërkombëtare, tregon shumë për gjendjen e tij mendore aktualisht.

Ekspertët janë ndalur tek kafshimi të buzëve nga ana e kreut të shtetit rus.

Duke pasur parasysh raportet e mëparshme për shpërthimet e zemërimit nga presidenti, duket se Putin është i vetëdijshëm se pushtimi i tij nuk po shkon sipas planit. Madje në media thuhet se Putini ka burgosur disa prej njerëzve të tij më të afërt, duke i akuzuar për dështimin në luftën në vendin fqinj.