TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia amerikane ka raportuar se një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një qendër tregtare në Columbia të Karolinës së Jugut.
Nga të dhënat paraprake raportohet për një numër shumë të lart të plagosurish, por ende nuk ka një shifër të saktë të tyre.
Qendra tregtare po evakuohet, ndërkohë që oficerët e policisë kanë rrethuar zonën.
Sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Lexington, hyrja e portës kryesore të qëndrës tregtare është mbyllur dhe u kërkohet njerëzve të bëjnë kujdes kur lëvizin në zonë.
Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pas një sulmi që ndodhi në metronë e Nju Jorkut, ku u plagosën 26 persona.