BOTA, 16 Prill 2022, 17:20

Italia ndalon hyrjen e anijeve ruse në portet e vendit

Italia ndalon hyrjen e anijeve ruse në portet e vendit

Ministria e Transportit e Italisë ka njoftuar se, duke filluar nga nesër do të ndalohet hyrja e anijeve ruse në portet e vendit.

Italia mbështet sanksionet kundër Rusisë që pas nisjes së pushtimit rus.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se, masa vlen edhe për ish-anijet ruse, të cilat ndryshuan flamurin e  tyre pas 24 shkurtit.