BOTA, 16 Prill 2022, 11:24

Më shumë se 1900 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, 162 prej tyre janë fëmijë

Më shumë se 1900 civilë të vrarë në Ukrainë

Më shumë se 1900 civilëve janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, sipas OKB-së, që paralajmëroi se “shifrat aktuale janë shumë më të larta”.

Nga 1.982 civilë të vrarë nga 24 shkurti deri më 14 prill, 162 prej tyre ishin fëmijë, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

2651 civilë të tjerë u plagosën, 256 prej tyre fëmijë.

Shumica e vdekjeve dhe lëndimeve janë shkaktuar nga bombardimet dhe sulmet ajrore, tha OHCHR.

Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet ka shprehur shqetësimin ndaj raporteve për civilët e vrarë në qytetin e Bucha, pranë Kiev, duke thënë se kanë ngritur “pyetje serioze në lidhje me krimet e mundshme të luftës” dhe kanë kërkuar që të ruhen provat.