TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy ditë më parë, zyrtarët ukrainas deklaruan se ushtarët rusë të cilët janë tërhequr, kanë lënë mina dhe eksplozivë në rrugët e qyteteve dhe banesave të ukrainasve.
Ministria e Jashtme thotë se sulmi i Rusisë po shkon përtej ushtarakëve, teksa shton se shënjestër tashmë janë dhe civilët.
Sipas saj, rusët kanë vendosur granata brenda shtëpive të ukrainasve, në mënyrë që kur të kthehen, ato të shpërthejnë.
Së fundmi në rrjete sociale kanë qarkulluar shumë pamje ku shihen disa granata të vendosura nëpër rafte.
Pavarësisht se ato nuk janë konfirmuar zyrtarisht, rreziku mbetet sërish i lartë.
I wasn’t going to show this but feel I have to. Russians booby trapping civilians homes. They pull the pin on grenade, put it in a glass, string it to cabinet so when you open, pulls glass, glass breaks, Kaboom, another innocent dead. Just pure evil. pic.twitter.com/erLCHtJ8rh
— James Vasquez (@jmvasquez1974) April 16, 2022