BOTA, 16 Prill 2022, 17:14

Ukraina akuzon Europën: Armët po vijnë me vonesë, nuk po na sillni ato që kemi kërkuar!

Ukraina akuzon Europën: Armët po vijnë me vonesë, nuk po na

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mikhailo Podolyak, ka thënë se armët që Ukraina ka kërkuar Europës nuk vijnë në kohë dhe se në disa raste në Kiev nuk mbërrijnë municionet që kanë kërkuar nga Perëndimi.

Armët që i nevojiten Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit rus mbërrijnë shumë vonë dhe Evropa dërgon ato që Kievi nuk i kërkoi.

Kjo është ankesa e përsëritur nga këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podolyak, i cili në një postim në Twitter shkruan se: “Ukraina kërkon armë nga Evropa dhe se në vend nuk kanë mbërritur armët zyrtarët ukrainas kërkojmë. Ndër të tjera, armët vonohen shumë deri sa arrijnë në duart tona”.