TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell ka bërë të ditur se BE është afër arritjes së marrëveshjes për një raund të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë.
“Ata janë pothuajse aty. Dhe ne kemi nevojë për këtë marrëveshje sepse ne duhet të shtyjmë akoma më shumë presionin tonë ekonomik dhe financiar mbi Rusinë” tha Josep Borrell.
Ndërkaq, dje Komisioni i BE-së propozoi që raundi tjetër i sanksioneve të përfshijë një ndalim me faza të importeve të naftës ruse, i cili nëse miratohet do të ishte masa e tij më e ashpër kundër sektorit energjetik rus deri më sot.