BOTA, 5 Maj 2022, 21:11

Prokurorët e Perëndimit në koordinim me hetuesit në Ukrainë: Do të vendosim para përgjegjësisë kriminelët e luftës!

Prokurorët e Perëndimit në koordinim me hetuesit në

Prokurorët e përgjithshëm të SHBA-ve, Britanisë, Zelandës së Re, Australisë dhe Kanadasë kanë zhvilluar bisedime me homologen e tyre ukrainase, Iryna Venediktova, për hetimin e krimeve të luftës.

Sipas departamentit të drejtësisë amerikane, 6 zyrtarët e drejtësisë “diskutuan përpjekjet e tyre të koordinuara për të vendosur para përgjegjësisë individët, veprimet kriminale të të cilëve kanë prodhuar krime lufte në Ukrainë”.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, tha në deklaratë: Angazhimi ynë për të punuar me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, për të hetuar dhe ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për mizoritë në Ukrainë mbetet i palëkundur. Ne do të jemi të pamëshirshëm në përpjekjet tona për të sjellë para drejtësisë ata që sollën shkatërrimin që po shohim në Ukrainë.