BOTA, 5 Maj 2022, 21:42

Paralajmërimi i BE: Kujdes, lufta në Ukrainë rrezikon avionët civilë në Europë

Paralajmërimi i BE: Kujdes, lufta në Ukrainë rrezikon

Rregullatori i Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të BE-së (EASA) paralajmëroi se linjat ajrore mund të jenë në rrezik të shtuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Në një deklaratë, rregullatori tha se aeroplanët civilë mund të shënjestrohen aksidentalisht, ndërsa linjat ajrore mund të goditen nga sulme kibernetike ndërkohë që konflikti Ruso-Ukrainë është në vazhdim, shkruan BBC.

Në vitin 2014, një fluturim i Malaysia Airlines u rrëzua ndërsa fluturonte mbi Ukrainën lindore të goditur nga konflikti, pasi u suulmua nga një raketë “Buk” të prodhuar nga Rusia.

“Aeroplanët që s’kanë asnjë farë lidhje me luftën mund të jenë objekt i raketave ose armëve të vendosura me radar”, shtoi EASA.

Rregullatori gjithashtu deklaroi se ka rreziqe të mundshme në lidhje me operacionet ushtarake duke përdorur aeroportet civile gjatë gjithë konfliktit.