BOTA, 1 Dhjetor 2023, 14:41

Një tjetër humbje për Rusinë, gjeneralmajor i Putinit vritet në fushën e betejës

Një tjetër humbje për Rusinë, gjeneralmajor i Putinit vritet

Një gjeneral rus ka humbur jetën në Ukrainë, sipas burimeve nga Kremlini. Bëhet fjalë për gjeneralmajor Vladimir Zavadsky, 45-vjeçar, ishte zëvendës komandant i korpusit të 14-të të ushtrisë. Të paktën gjashtë gjeneralë të tjerë rusë mendohet se kanë vdekur që kur filloi lufta në Ukrainë në shkurt 2022.

Në lidhje me ngjarjen nuk ka ende një reagim zyrtar nga ministria ruse e Mbrojtjes, si dhe ka raporte kontradiktore se ku ka ndodhur. Ministria në disa raste nuk ka përmendur më parë vdekjen e oficerëve të lartë, edhe pasi të afërmit e afërt kanë folur publikisht për ta.

Raportimet thonë se Zavadsky u vra mbrëmjen e së mërkurës. Nuk është e qartë se ku ndodhi incidenti, por mendohet se njësia e tij ishte në rajonin Kherson në atë kohë.