TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për një konferencë ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e palestinezëve.
Ai apelin e bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.
“Rripi i Gazës është nën kërcënim ekzistencial pasi popullsia e tij civile po përballet me sulme të qëllimshme dhe sistematike. Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund aneksimit të heshtur, praktikave të vendbanimeve dhe diskriminimit racor në të gjithë territorin e pushtuar Palestinez,” citohet të ketë thënë Abbas nga agjencia palestineze e lajmeve, WAFA .
“Është koha për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare paqeje, për të imponuar vullnetin ndërkombëtar dhe për të njohur të drejtën e popullit tonë për të ekzistuar.”, shtoi ai.