TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kjo Krishtlindje duket se do të jetë një barrë paksa më e lehtë për familjarët krahasuar me një vit më parë. Sipas vlerësimeve të publikuara të enjten nga Eurostat, inflacioni në Eurozonë do të qëndrojë në kuotën 2.4 për qind në nëntor.
Nëse konfirmohet, kjo do të jetë një rënie prej 5 pikësh dhjetore, në të njëjtën linjë me tetorin, shoqëruar me rënien më të madhe të progresionit të çmimeve, minus 0.6% për shërbimet dhe ushqimin dhe -0.5 për alkoolin dhe duhanin.
“Edhe pse parashikimi afatshkurtër mbetet i zymtë, ekonomia do të forcohet në vitet e ardhshme, kur inflacioni do të bjerë. Të ardhurat e brendshme po rriten dhe po ashtu kërkesa për eksportet nga Eurozona,” – u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde. Muajin e kaluar, inflacioni në zonën euro ishte 2.9 për qind, 7 pikë poshtë mesatares së gjithë Bashkimit Evropian.