TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas skadimit të afatit të armëpushimit në orën 05:00 sipas kohës lokale, kanë rinisur luftimet mes Hamasit dhe Izraelit. Të paktën gjashtë palestinezë u vranë në mëngjes në një sulm ajror izraelit në qytetin Rafah, një qytet në Gazën jugore. Kështu deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi për AFP.
Ndërkohë, dy fëmijë u vranë në sulmet ajrore në qytetin e Gazës në veri, tha agjencia e lajmeve, duke cituar Fadel Naim, një mjek në spitalin Al-Ahli.
Fill pas skadimit të armëpushimit, Hamasi rinisi sulmin, ndërkohë, ushtria izraelite raportohet se i është kundërpërgjigjur.
Pak para orës 06:00 me orën lokale, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) raportuan se sirenat po binin për komunitetet pranë Rripit të Gazës. Ndërkohë, disa minuta më vonë, ushtria tha se kishte kapur një raketë të lëshuar nga Gaza.
Sakaq, në orën 07:00 pati një tjetër alarm për sirenat që tingëllonin në kibuc Holit, në jug të Izraelit.
Disa minuta pas kësaj, ushtria izraelite lëshoi një deklaratë të shkurtër, duke thënë: “Hamasi shkeli pauzën operacionale dhe përveç kësaj, qëlloi në drejtim të territorit izraelit. IDF ka rifilluar luftimin kundër organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”.
IDF thotë mes të tjerash se avionët “aktualisht po godasin objektivat e Hamasit”.
Duke marrë shkas nga ngjarjet e orëve të fundit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Hamasi nuk ka pranuar të lirojë pengje të tjera, gjë që ka shkelur kushtet e armëpushimit.
“Hamasi nuk i liroi të gjitha gratë peng siç ishte rënë dakord dhe sulmoi Izraelin me raketa këtë mëngjes”, shton zyra e Netanyahut.
Në një deklaratë në mediat sociale, zyra e tij thotë se Izraeli mbetet i përkushtuar për arritjen e objektivave të tij – të lirojë pengjet, të eliminojë Hamasin dhe të “sigurojë që Gaza kurrë nuk do të përbëjë kërcënim për banorët e Izraelit”.