BOTA, 30 Nëntor 2023, 13:15

Tre të vdekur dhe gjashtëmbëdhjetë të plagosur, Hamasi merr përgjegjësinë për të shtënat vdekjeprurëse në Jeruzalem

Tre të vdekur dhe gjashtëmbëdhjetë të plagosur, Hamasi

Hamasi ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në një stacion autobusi në Jeruzalem mëngjesin e sotëm, ku tre persona humbën jetën dhe 16 të tjerë u plagosën. Në një deklaratë në Telegram, Hamasi vlerësoi krahun e tij ushtarak, Brigadat Al Qassam, për atë që ata e quajtën “operacionin heroik të Jeruzalemit”.

Ai i emëroi sulmuesit si Murad Muhammad Nimr, 38 vjeç dhe Ibrahim Muhammad Nimr, 30 vjeç, për të cilët policia izraelite tha se u vranë në vendngjarje.

“Ky operacion erdhi si një përgjigje ndaj krimeve të paprecedentë të pushtimit, duke përfshirë masakrat brutale në Rripin e Gazës dhe vrasjen e fëmijëve në Jenin, dhe shkeljet e shumta ndaj të cilave të burgosurve tanë që janë të ekspozuar në burgjet izraelite”, thuhet në deklaratë.

Hamasi përsëriti thirrjet e tij për “përshkallëzimin e rezistencës”.