BOTA, 24 Shkurt 2023, 13:02

Në përvjetorin e luftës, Medvedev zbuloi planin e pistë të Rusisë: Objektivi tjetër mund të jetë ky vend i NATO-s

Në përvjetorin e luftës, Medvedev zbuloi planin e pistë
Dimitri Medvedev

 

Dimitriy Medvedev, ish-presidenti rus dhe aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, tha sot se e vetmja mënyrë që Moska të "sigurojë paqe të qëndrueshme" është të lëvizë kufijtë e saj sa më shumë që të jetë e mundur. Medvedev hodhi këtë ide në llogarinë e tij Telegram me rastin e përvjetorit të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

“Ka kaluar një vit nga fillimi i operacionit special. U bë një vit që kur ushtarët tanë rivendosën rendin, paqen, drejtësinë dhe mbrojtën popullin tonë dhe shkatërruan rrënjët e neo-nazizmit. Do të arrijmë fitoren. Të gjithë duam që kjo të ndodhë sa më shpejt. Ajo ditë do të vijë. Ne do të kthejmë territoret tona dhe do të mbrojmë njerëzit tanë, të cilët kanë vuajtur gjatë viteve të gjenocidit dhe granatimeve”, tha Medvedev.

Vendimet e regjimit të Kievit, natyrisht, nuk do të merren nga Zelensky, nëse ai është ende gjallë, as nga dikush nga klika e tij. Vendimet do të merren në anën tjetër të oqeanit. Ato do të sillen nga ata që dërgojnë armë dhe para në Kiev për të mbajtur gjallë mbetjet e ekonomisë ukrainase”, tha Medvedev.

Ai shtoi se Rusia duhet “të shtyjë kufijtë e kërcënimit sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse janë kufijtë e Polonisë”. Medvedev.