TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një gjykatës në Los Anxhelos dha të enjten për Harvey Weinstein një masë dënimi prej 16 vitesh burg, pasi një juri e shpalli atë fajtor për përdhunimin në vitin 2013, të një aktoreje dhe modeleje italiane.
Ky vendim i shtohet më shumë se 20 viteve burg që një gjykatë në Nju Jork dha për 70-vjeçarin, në vitin 2020, duke çuar në rënien e mëtejshme të manjatit të dikurshëm të kinematografisë, i cili u bë një magnet për lëvizjen #MeToo.
Harvey Weinstein iu drejtua gjykatës të enjten duke thënë se ishte i pafajshëm. Fjalët e tij bënë që gruaja, për të cilën ai u dënua, nën akuzat për përdhunim, të shpërthente në të qara në gjykatë. Ajo foli për traumën e sulmit dhe i kërkoi gjykatësit ta dënonte Harvey Weinstein me afatin maksimal të mundshëm.