BOTA, 23 Shkurt 2023, 17:31

Tragjedi në Kinë, pesë të vdekur dhe 48 të zhdukur nga shembja e minierës që qymyrit

Tragjedi në Kinë, pesë të vdekur dhe 48 të zhdukur nga

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë shpallur të zhdukur, pasi një minierë qymyri u shemb në Kinë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 13:30, me orën lokale, duke varrosur për së gjalli punëtorët ne tonelatat e shkëmbinjve dhe rërës. Pas shembjes së parë, ndodhi një tjetër pesë orë më vonë, duke i detyruar ekipet e kërkim-shpëtimit të ndalonin punën.

Rreth 900 punonjës shpëtimi të miratuar nga qeveria ishin në vendngjarje dhe banorët e zonës ishin dërguar në një qytet fqinj. Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për “përpjekje të gjithanshme në kërkim dhe shpëtim” dhe ruajtjen e “stabilitetit social”.

Miniera operohet nga Inner Mongolia Xinjing Coal Industry dhe vitin e kaluar kompania u gjobit për shkelje të sigurisë në punë, duke përfshirë rrugët e pasigurta brenda dhe jashtë minierës dhe ruajtjen e pasigurt të materialeve të paqëndrueshme.

Sipas statistikave, nga aksidentet në miniera kanë humbur jetën shumë punëtorë.