TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Numri zyrtar i viktimave nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore ka shkuar mbi 50,000, 17 ditë pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.
Bazuar në të dhënat e fundit nga të dy vendet, numri i përgjithshëm i viktimave është 50,303.
Pas tërmetit janë regjistruar 7930 pasgoditje. Përveç kësaj, më shumë se 600,000 shtëpi dhe apartamente dhe 150,000 dyqane dhe vende pune kanë pësuar dëme të paktën mesatare.
Sidomos në qytetin-epiqendrën e tërmetit të parë, por edhe të të dytit, me intensitet 7.7 gradë pak kohë më vonë, janë shkatërruar 75-80% e godinave të Kahramanmaras.