BOTA, 18 Prill 2023, 17:30

Ndodh dhe kjo! Zgjon nga gjumi të birin për të punuar, por 36-vjeçari nuk pranon, babai e vret me pushkë

Ndodh dhe kjo! Zgjon nga gjumi të birin për të punuar, por

Një 72-vjeçar ka vrarë djalin e tij me pushkë, pasi ky i fundit kishte refuzuar që të shkonte të punonte. Ngjarja ndodhi në Turqi.

Sipas mediave turke djali ka qenë në gjumë dhe babi ka shkuar e ka zgjuar me idenë që të dilte të punonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Byrakli” të Izmirit, ku 72-vjeçari, duke u grindur me djalin e tij, e qëlloi me pushkë duke e lënë të vdekur.

Viktima është Hashan Huseyin Kaja dhe është përcjellë në murgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës, ndërsa autori është arrestuar dhe do ë gjykohet nga drejtësia turke për akuzën e “vrasje me paramendim”.