TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet spanjolle konfiskuan 5 ton hashash dhe 2 ton kokainë gjatë një hetimi një-vjeçar.
Europol, në bashkëpunim me Gardën Civile Spanjolle dhe Policinë Gjyqësore Portugeze dhe Gardën Kombëtare, shkatërruan një rrjet kriminal të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit drejt Bashkimit Evropian nëpërmjet rrugës afrikane. Hetimi përfshiu gjithashtu autoritete të zbatimit të ligjit nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Mes provave të sekuestruara që vërtetojnë trafikun janë dhe mjete ujore, si varka, motorët 350 kuaj fuqi, pothuajse 4 000 litra benzinë, automjete, rimorkio, detektorë bllokimi dhe fenerë që përdoren për gjurmimin e dërgesave.
Hetimi njëvjeçar zbuloi se rrjeti kriminal kishte krijuar një skemë trafikimi të shumë produkteve me një zinxhir furnizimi të dyanshëm. Rrjeti konsistonte në trafikimin e hashashit nga Maroku në Amerikën e Jugut, dhe kokainës përsëri përtej Atlantikut dhe përmes bregut perëndimor të Afrikës përpara se të transportohej në kontinentin spanjoll. Mësohet se kokaina kontrabandohej në kontejnerë dhe transportohej me mjete të shpejta që përdoreshin edhe për kontrabandën e hashashit.
Fillimisht, hetuesit identifikuan anëtarët e organizatës, me bazë në Huelva dhe në zonën e Gjibraltarit, si të përfshirë në trafikun detar të drogës në të gjithë Gadishullin Iberik. Nga hetimi u zbulua se në këto dy zona ishin vendosur edhe drejtuesit e organizatës, ndërsa anëtarë të tjerë vepronin në Marok, Portugali dhe Ishujt Kanarie. Ky hetim hodhi dritë mbi një zhvillim të ri: rrjetet e trafikut të hashashit kanë krijuar lidhje me organizatat e trafikut të kokainës dhe po përdorin zinxhirin e tyre ekzistues të furnizimit për të diversifikuar ‘portofolin’ e tyre të drogës dhe për të optimizuar logjistikën e në përpjekje për fitime më të larta. Europol ofroi mbështetje të vazhdueshme analitike për hetimin.