BOTA, 17 Prill 2023, 19:54

"Kemi vrarë fëmijë", rrëfimi i ish-ushtarëve të Wagner, reagon Kievi: Do të ketë ndëshkim!

"Kemi vrarë fëmijë", rrëfimi i ish-ushtarëve

Ukraina ka reaguar pas rrëfimit të dy ish-ushtarëve të grupit mercenar Wagner se kanë vrarë fëmijë duke zbatuar urdhrat. 

Kreu i zyrës së presidentit ukrainas ka thënë se "rrëfimi nuk mjafton" në atë që duket të jetë një përgjigje ndaj pamjeve.

Andriy Yermak thotë se "duhet të ketë ndëshkim" pasi ish-luftëtarët e Wagner pranuan hapur se kishin vrarë fëmijë ukrainas në një video të publikuar nga grupi i të drejtave të njeriut Gulagu.net sot.

Ai thotë se do të kishte një dënim "të ashpër dhe të drejtë" për aktet e supozuara.

Videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.