BOTA, 18 Prill 2023, 11:00

Zgjedhjet, premtimi i kundërshtarit të Erdogan: Do u jap flori familjeve të varfra

Zgjedhjet, premtimi i kundërshtarit të Erdogan: Do u jap flori

Kundërshtari i Presidentit aktual Rexhep Tayip Erdogan për zgjedhjet e ardhshme për kreun e ri të shtetit turk, Kemal Kılıçdaroğlu ka bërë një deklaratë tunduese teksa ka premtuar flori për familjet e varfra, nëse ai zgjidhet president.

Özgür Özel, nënkryetar i Grupit të CHP-së, tha se nga ky aplikim do të përfitojnë 4 milionë e 150 mijë familje.

Me afrimin e zgjedhjeve, kandidatët vazhdojnë të listojnë premtimet e tyre. Sipas drejtuesve të CHP-së, ky është një projekt social, që do të zhdukë njëherë e përgjithmonë varfërinë në vend.