BOTA, 17 Prill 2023, 16:41

Kundër regjimit, Irani dënon me 7 vite burg shkrimtaren Golrokh Ebrahimi Iraee

Kundër regjimit, Irani dënon me 7 vite burg shkrimtaren Golrokh

Qeveria iraniane ka dënuar me 7 vite burg shkrimtaren Golrokh Ebrahimi Iraee. Kjo e fundit u dënua me 6 vite burg për akuzën “bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare” dhe 1 për “propagandë kundër sistemit”.

Iraee u arrestua për aktivitetet e saj në mediat sociale në fund të shtatorit, menjëherë pasi protestat antiqeveritare shpërthyen pas vdekjes së vajzës, Mahsa Amini.

Shkrimtares dhe aktivistes i është ndaluar edhe largimi nga vendi për dy vite, i është konfiskuar celulari dhe do t’i ndalohet anëtarësimi në grupe apo shoqata për dy vjet.