TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kremlini zyrtar ka thirrur në një takim urgjent ambasadorët amerikanë, britanikë dhe kanadezë për të protestuar kundër asaj që tha se ishte “ndërhyrja e tyre në punët e brendshme të Rusisë”. Kështu raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Të tre vendet dënuan dje Rusinë për burgosjen e aktivistit të opozitës Vladimir Kara-Murza për 25 vjet dhe gjithashtu kanë kërkuar lirimin e gazetarit të burgosur amerikan Evan Gershkovich, i cili është akuzuar për spiunazh.
Kjo vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thirri të hënën ambasadorin rus për të bërë të qartë dënimin e saj për atë që ajo e përshkroi si burgosjen “të motivuar politikisht” të zotit Kara-Murza, një shtetas me nënshtetësi britanike.