TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se “ndoshta do të shkojë në Parajsë”, duke folur të enjten në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes në Uashington.
Presidenti amerikan foli gjatë rreth politikës së tij të imigracionit, e cila sipas tij deri më tani ka çuar në largimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Njëkohësisht, ai iu referua edhe shakave që bënte në të kaluarën për mosshkuarjen në Parajsë, duke theksuar se:
“Kur thashë se nuk do të shkoja kurrë në Parajsë, po bëja shaka”, tha ai në mënyrë karakteristike dhe shtoi: “Me të gjitha të mirat që bëj, besoj se ndoshta do t’ia dal. Nuk jam kandidati perfekt, por kam bërë shumë të mira për njerëz perfektë”, shtoi ai.
NEW: President Trump mocks the media for not grasping his sense of humor during a lighthearted moment about his faith.
“I said, ‘I won’t qualify. I’m not going to make it to heaven.’ And the New York Times did a front-page story that Donald Trump is questioning his life and the… pic.twitter.com/eY2EjB1JJz
— Fox News (@FoxNews) February 5, 2026